Një student i Politeknikut u shpreh për Fax News se i kishte shkruar mbrëmë kryeministrit lidhur me kërkesat e tij ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tij.
“I dërgova një mesazh mbrëmë kryeministrit në të cilin shkruajta se bojkoti do të kishte mjaftuar për të plotësuar kërkesat e studentëve. Gjithashtu i thashë se unë e dua vendin tim dhe nuk dua të emigroj siç kanë bërë shumica e moshatarëve të mi, por dua të arsimohem që t’i shërbej këtij vendi”.
Studenti tregoi se i kishte shkruajtur Ramës lidhur edhe bojkotin e mësimit që është komentuar nga segmente të ndryshme si një vendim me prapavijë politke.
“Mund të kemi secili bindjet tona politike por kjo nuk është një motiv për të na sulmuar sepse ne nuk po protestojmë si militantë por si studentë, pasi në fakultetin ku studioj nuk ka as mjete ngrohëse”.
I riu tregoi se Rama i ishte përgjigjur mesazhit: “Ai mu përgjigj duke më përmendur edukatën e familjes duke më pyetur se ku e kam kulturën që më ka mësuar familja dhe më tha që të lexoja më shumë libra. Unë i thashë se edukatën e kam shumë herë më të mirë se ti sepse siç e kanë dëgjuar të gjithë, ai ka përdorur vazhdimisht një fjalor të papranueshëm për një kryeministër duke e krahasuar median si kazan apo duke përdorur fjalor të papranueshëm në Kuvend. E përshëndeta atë duke i thënë suksese në jetë dhe se nuk ka parë gjë akoma,” – tha studenti.
(F.GJ/FAXWEB.AL)