21:27 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sukseset dhe dështimet e De Biazit, fundi i palavdishëm i një epoke të lavdishme

20:02 | 14/06/2017
në Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sukseset dhe dështimet e De Biazit, fundi i palavdishëm i një epoke të lavdishme

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar te Futbollit, Gianni De Biasi, duke festuar me tifozet Kuq e Zi, ne "Digitalb Arena", ne shehsin "Nene Tereza", pas fitores nje dite me pare te ndeshjes kualifikuese te Euro 2016 mes Armenise dhe Shqiperise, 0-3. /r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, celebrate on a stage after returning home in Tirana, Monday, Oct. 12, 2015. Albania beat Armenia on Sunday and qualified for the European Soccer Championship in France next summer for first time.

Xhani De Biazi është trajneri që ka bërë historinë me kombëtaren e Shqipërisë.

Ishte 19 dhjetor 2011 kur Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit  Armando Duka prezantoi per here te pare ne nje conference per shtyp trajnerin Giani De Biasi

Kur erdhi tek kombëtarja shqiptare, De Biazi e gjeti atë në një krizë pothuajse totale. Lojtarët që ishin po përfundonin ciklin e tyre dhe trajnerit italian i dilte përpara sfida e vështirë e sjelljes së talenteve të reja në ekip.

Ai qarkulloi me dhjetëra lojtarë në ekip deri sa formësoi një ekip që dukej premtues për të ardhmen. De Biazi i takoi kokë më kokë, u vajti në shtetet ku luanin dhe i bindi (me përjashtime të vogla) të luanin për ekipin e tyre të origjinës.

Ndeshja e pare e De Biasit ne drejtimin e stolit te Shqiperise ishte ajo miqesore me Gjeorgjine me 22 shkurt 2012,ku kombëtarja jonë humbi, por kjo nuk e ligshtoi aspak atë.

Fitorja e pare megjithse ne miqesore vjen kunder Katarit modest ne fushen e Madridit ne Spanje

Me pas mundim po ne miqesore Iranin ne fushen neutral te Stambollit

Perballja e vertete per De Biasin nis me eliminatoret per Kampionatin Boteror Brazil 2014.

sezoni 2012-2013 do t’I shërbente trajnerit italian për të bërë një skuadër kompetitive dhe të denjë për të garuar në vitin 2014 ku dhe do të ndodhë mrekullia. Gjatë kësa periudhe Shqipëria merr disa rezultate pozitive.

Mund Qipron ne Qemal Stafa me rezultatin 3-1 (2012)

Më pas luan me zvicrën dhe humbet por kombëtarja tregoi në fushë se nuk thyhej lehtë edhe pse përballë kishte Zvicrën.

Pas zvicrës Shqipëria ndeshet me Islandën në Qemal Stafa dhe humbet 1-2, këtu u duk se kombëtarja nuk kishte ndryshuar por De Biazi nuk e kishte humbur shpresën.

Viti 2013 do tregonte se Kombëtarja është në rritje edhe pse nuk u kualifikua për në botërorin e Brazilit.

22 mars 2013

Norvegji- Shqiperi. Luhet në Oslo. Ndeshja e katërt per ne rrugen drejt Brazil 2014. Minuta e 66-te. Hamdi Salihi nxjerr nga repertori nje gol mjaft të bukur.

Edhe pse e nisi mirë kombëtarja jonë do të tregonte në ndeshjet e fundit eliminatore se akoma nuk ishte gati.

Humbje me Sllovenine ne Ljubjane

Humbje me Islanden ne Rejkjavik

Humbje me Zvicren ne Tirane

Endrra per tu kualifikur ishte shkërmoqur.

Megjithatë ajo që ishte përmirësuar ishte loja e ekipit dhe dalja në pah e emrave të rinj që do shkëlqenin në të ardhmen.

2014 do të niste në mënyrën më të mirë të mundshme, fitorja e pabesueshme në Portugali me një supergol të Bekim Balës do të rriste shpresat për kualifikim.

Luajmë me Danimarkën në shtëpi dhe barazojmë 1-1, pozitive prap për ne.

Më pas do të vinte ndeshja që shkaktoi shumë polemika në Serbi ku pas vendimit të drejtë të Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Shqipëria do të merrte 3 pikët ndaj Serbisë të hequra padrejtësisht nga UEFA.

Tashmë të gjithë po ëndërronin, De Biazi u kthye në idhull për tifozët por objektivi dukej shumë larg.

Pas kësaj do vinte ndeshja e madhem miqësore, kundër Francës ku Shqipëria do të tregoj se është një kombëtare që luan si e barabartë me çdo kundërshtar, ndeshja mbaron 1-1 por ajo që bie në sy është loja e mirë.

Kater dite me pas Shqiperia luan per here te pare nje ndeshje futbolli me kombetaren e Italise, Ne Genova eshte sikur te luajne ne Tirane. Me qindra shqiptare kane mbushur stadiumin. Nje tjeter loje shume premtuese. Nje ndeshje e humbur ne minutat ku komentatorit Italian i te Rai Uno i mbetet tia dedikoje fitoren vetem histories me te lavdishme qe ka Italia.

Me 29 mars 2014 te gjithe syte i kthyen nga Elbasan Arena. Shqipërisë i duhej patjetër fitorja, por ndeshja nuk nis mirë. Armenia kalon në avantazh dhe hesht “Elbasan Arenën”, De biazi nuk luan vendit, mesa duket kishte besim në kthesën e Kombëtares.

Fatmirësisht në 15 minutat e fundit Kombëtarja arrinë ta përmbysë ndeshjen dhe e fiton me rezultatin 2-1. Të gjithë në eufori, mjeshtri De Biazi qëndron me këmbë në tokë, për të akoma nuk ishte arritur asgjë.

Elbasan Arena vazhdon te mbetet stadium me fat i kuq e zinjve. Francezet vijne te marrin hak por n je perle e Ergys Kacaj ng goditja e denimit eshte mjaftueshem qe Shqiperia ne futboll te mos jete me nje ze i paperfillshem.

Nje ndeshje ku De Biasi drejton per here te pare kombetaren si shtetas shqiptar pas paisjes me pasaporte te Republikes se Shqiperise.

Falë këtyre rezultateve kombëtarja jonë renditet e 22-ta, ishte historike për ne që ishim mësuar të renditeshim gjithnjë shumë më poshtë.

Pas tre pikëve të marra nga CAS për ndeshjen me Serbinë dhe barazimin me Danimarkën në Kopengahen, më në fund ëndërra u realizua, Shqipëria ishte kualifikuar për në “Euro 2016”. Ëndërra u bë realitet, De Biazi kishte meritën kryesore, ai zbuloi talentët e rinj, solli mentalitet fitues, vendosi rregull dhe disiplinë në ekip, askujt nuk mund t’i ngelta hatri sepse ai merrte vendimet dhe mbante përgjegjësinë.

Europiani ishte diçka fantastike për ne pavarësisht se luajtëm vetëm tre ndeshje. Tifozëria shqiptare ishte më e bashkuar se kurrë ajo dha një shfaqje madhështore para syve të Europës dhe mori përgëzime nga mediat franceze.

“Shqiptar, qofsh i bekuar”, shkruante një nga mediat e Francës.

Ndeshja e parë është kundër Zvicrës ku ne luajmë mjaft mirë edhe pse me 10 lojtar. Gashi humb një rast fantastic në fund dhe ne humbim me rezultatin 1-0. E dyta ishte me Francën, ishin sytë e gjithë Europës sepse po luante vendi organizator, natyrisht që prisnin të fitonte lehtësisht por nuk ndodhi ashtu. Shqipëria rezistoi fort dhe luajti në pjesën më të madhe si e barabartë, në fund përsëri na kap mallikimi i minutës fundit ku Franca shënon dy herë në minutat shtesë.

Shqipëria do luante shansin e fundit ndaj Rumanisë. Ndeshja do rezultonte një festë e vërtetë, Sadiku arrin të shënoi dhe kalon në avantazh kombëtaren, rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Shqipëria kishte bërë historinë, kishte arritur të fitonte dhe të shënonte golin e parë në një kampionat Europian, të gjithë u gëzuan dhe në memorjen tonë ai sukses do ruhet gjatë.

De Biazi ishte arkitekti i kësaj arritje dhe të gjithë I përuleshin dhe e falenderonin. Ai nuk ishte më Giani De Biazi por “shqiptari” Gani Abazi.

Por kaq. Mrëmë ka përfunduar epoka e atë që na bëri krenar, Trajneri që na çoi në Francë dha dorëheqje pas mosmarrëveshjeve me Federatën Shqiptare të Futbollit.

epoka De Biazi:

30 ndeshje te lujtuara.

16 miqesore nga te cilat 7 i ka fituar, 4 i ka barazuar dhe 5 i ka humbur.

14 ndeshje zyrtare te luajtuara. 6 fitore, 3 barazime, 5 humbje.

Si dhe 7 rezultate historike. Me ekipe si Norvegjia, Portugalia, Franca dhe Danimarka.

Ky eshte De Biasi qe flet me shifra, që na bëri të ëndërrojmë se edhe pse të vegjël mund t’ja dalim të bëjmë gjëra të mëdha.(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: De Biazi
Pas

Komisari Artan Cuku (Pas vdekjes) nderohet me “Medaljen e Nderit” nga ministri i Brendshëm Demiraj

Para

Kylie Jenner personi më i ri në listën e njerëzve më të pasur në botë

Para
Kylie Jenner personi më i ri në listën e njerëzve më të pasur në botë

Kylie Jenner personi më i ri në listën e njerëzve më të pasur në botë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.