Policia në Athinë po heton një shpërthim me bomba artizanale në zyrat e një kompanie greke të dizajnit të modës, në pronësi të Mareva Graboëski Mitsotaki, bashkëshortja e udhëheqësit konservator të Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis, shkruajnë mediat vendase.
Sulmi u zhvillua në lagjen qendrore të Athinës në Psyrri në orën 3.40 të mëngjesit, duke dëmtuar hyrjen e ndërtesës. Nuk u raportua asnjë dëmtim.
Kreu i opozitës greke lëshoi një deklaratë që dënonte incidentin, duke thënë se sulmi ishte rezultat i propagandës qeveritare të dizajnuara për të dëmtuar karrierën e tij politike.
Mareva Grapovski-Micotaki është bërë objekt sulmesh politike edhe prej qeverisë, për shkak të implikimit të emrit të saj në një kompani “off shore”, por edhe në blerje pronash dhe transaksionesh bankare të dyshimta. Deri tani nuk ka të dyshuar. (B.H/Faxweb)