Një tjetër sulm kamikaz ka goditur Pakistanin ditën e sotme. Nga ky sulm kanë mbetur të vrarë pesë persona dhe të plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët e policisë. Sipas “Reuters”, të tre sulmuesit mbanin granata dore dhe pushkë AK-47.
Ijaz Khan, shefi i policisë në qarkun veriperëndimor të Charsadda, tha se njëri prej tyre e hodhi veten në erë jashtë gjykatës, ndërsa dy u vranë nga policët para se të mund të hynin në ndërtesë. Një zëdhënës i Jamaat-ur-Ahrar, fraksion i talebanëve pakistanezë, mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë dërguar me email në media. Javën e kaluar, fraksioni militant publikoi një video që njoftonte një fushatë të re sulmesh kundër qeverisë, duke përfshirë gjyqësorin, policinë dhe ushtrinë. (J.V/Shuplaka)