Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar lidhur me lajmin për sulmin kibernetik që goditi 150 shtete të premten e kaluar.
Në një konferencë shtypi në Pekin, Putin i mohoi akuzat se pas këtij sulmi fshihej Rusia.
“Rusia nuk ka asnjë lidhje me virusin informatik, sulm që infektoi dhjetëra mijëra komjutera nga Rusia në Spanjë dhe nga Meksika në Australi duke kaluar nga Kina”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për sulme kibernetike, pasi vitin e kaluar u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke favorizuar kandidatin Donald trump krahas demokrates Hilary Cllinton. Mirëpo edhe këto akuza Rusia i ka mohuar. (D.D/Shuplaka)