Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Çikago. Spitali Mercy është përgjakur nga një sulm me armë zjarri, ku janë vrarë katër persona, mes tyre dhe agresori. Tre viktimat e tjera janë: një polic dhe dy gra që ishin pjesë e stafit të spitalit, njëra mjekje dhe tjetra farmaciste.
Dyshimet janë se agresori ka dashur që të vrasë ish-të dashurën e tij. Sherri me të ka nisur në ambientet e jashtme të spitalit, dhe më pas duke humbur toruan agresori ka hyrë në spital dhe ka qëlluar shumë herë. Policia evakuoi menjëherë të gjithë personat që gjendeshin brenda spitalit Mercy.
Kanë qenë dy efektivë policie ata që kanë hapur zjarr mbi agresorin, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë.
“Ata oficerë të cilët u përgjigjën sot sulmit të agrsorit shpëtuan shumë jetë,” tha shefi i policisë, Eddie Johnson.
“Një grua që doli nga ashensori, nuk bëri asgjë dhe ai qëlloi mbi të. Ne nuk dimë sa dëm ai ishte i përgatitur për të bërë”’,është shprehur më tej Johnson, ndërsa më tej shton se dhe oficeri i dytë që ka qenë pjesë e përplasjes me armë ka mbetur i plagosur.
SHBA-ja po përballet më sulme të shumta ndaj civilëve, nga persona të armatosur dhe shumë organizata kanë bërë thirrje që të vihet një kontroll me i rreptë shtetëror ndaj armeve.
(E.K/FAXWEB.AL)