19:36 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sulm me armë mbi Policinë e Kosovës, Kurti: Mbrëmë është vrarë 1 polic dhe është plagosur 1 tjetër

07:46 | 24/09/2023
në Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Burri denoncon gruan në polici, e dehur shkakton dhunë në familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se mbrëmjen e djeshme është sulmuar me armë policia e Kosovës në fshatin Banjska në Leposaviq.

Si pasojë, 1 polic ka mbetur i vrarë dhe 1 tjetër është plagosur dhe është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Kurtit, sulmi është bërë nga persona të armatosur dhe me maska.

Kryeministri kosovar dënon këtë akt terrorist dhe bën me faj Beogradin si nxitës kryesor, politik dhe financiar i krimit të organizuar.

Postimi:
Të dashur qytetarë,
Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.
Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.
Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.
Pas

Inflacioni, konsumatorët shtrëngojnë rripin

Para

Vrasja e policit në Kosovë nga persona të maskuar, reagon Presidentja Osmani: Serbia po sfidon hapur sigurinë e vendit tonë

Para
62-vjeçari tenton të vetëvritet, i hipën vinçit të lartë rreth 40 metra, policia në vendngjarje

Vrasja e policit në Kosovë nga persona të maskuar, reagon Presidentja Osmani: Serbia po sfidon hapur sigurinë e vendit tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

Bill Gates zotohet të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij deri në vitin 2045: Nuk do të vdes i pasur

“S’më duhen fotot me Trump”, Vuçiç zbut situatën nga Moska: E takova në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA po bën të mira për botën

Ministri Hasani: “Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanton të ardhmen e përbashkët kundër kërcënimeve hibride”

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i KQZ-së letër kompanisë postare: Na dërgoni urgjentisht një raport

Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në zgjedhje! Reagon Berisha

Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve, reagon kreu i PD: Ky vendim shpërblim i madh për të gjithë demokratët që qëndruan për kauzën e drejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.