Gjatë lutjeve të së premtes kanë mbetur të plagosur rreth 40 persona dhe 20 prej tyre kanë humb jetën.
Gjatë sulmit në një xhami shiite në Kabul mësohet se nëmesin e viktimave ishin dhe dy oficerë policie.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit konfirmoi se të paktën një person u vetëhodh në erë në portën e xhamisë së Imam Zamanit, ndërsa disa të tjerë sulmuan brenda saj.
Po ashtu banorët e zonës thanë se dëgjuan të shtëna brenda xhamisë.
Ndërkohë që incidenti ndodh disa ditë pasi Presidenti Trump, njoftoi strategjinë e re për Afganistanin, duke i dhënë kompetenca më të mëdha komandatëve në terren.
Ai kërkoi që Pakistani të ndryshojë “menjëherë” sjelljen dhe të ndalojë së ofruari strehë për talebanët afganë.
Sipas presidentit Trump qeveria afgane duhet të përshpejtojë reformat dhe të mos e marrë të mirëqënë mbështjen amerikane.
(S.SH/Shuplaka)