Të paktën 40 persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë gjatë përkujtimit të ditëlindjes së profetit Muhamed në Agfanistan.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë një mbledhje në Kabul sot, dhe është një nga sulmet më vetëvrasëse që goditën kryeqytetin Afgan këtë muaj. Zyrtarët theksojnë se shënjestra e sumit ishte mbledhja e Këshillit të Ulema, për të festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.
“Informacionet paraprake sugjerojnë një sulm të shkaktuar nga një bombë vetëvrasëse”, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme. Ai tha se numri i të vdekurve ka shkuar rreth të 50-ave. (J.D/Faxweb.al)