Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në një zonë tregtare në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Autorët janë 2 vëllezër binjakë, të cilët hodhën në erë veten në një treg veshjesh në Sheshin Tayaran ndërsa ndiqeshin nga forcat e sigurisë.
Sulmi i fundit vdekjeprurës në qytet ndodhi në janar 2018, kur 35 vetë u vranë në të njëjtin shesh.
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin e fundit, por dyshimet bien mbi grupin terrorist ISIS, shkruan BBC.
Qeveria irakiane shpalli fitoren në luftën e saj kundër ISIS në fund të 2017.
Sidoqoftë, qelizat e saj vazhdojnë të bëjnë kryengritje të nivelit të ulët në vend, duke vepruar kryesisht në zonat rurale dhe duke synuar forcat e sigurisë.