Të paktën 44 policë indianë kanë mbetur të vdekur në Kashmir të Indisë pas një sulmi me bombë ndaj autobuzit me të cilin po udhëtonin.
Policia i tha BBC se një makinë e mbushur me eksploziv kishte sulmuar një autobus që mbante personat në Srinagar. Grupi islamik me bazë në Pakistan Jaish-e Mohammad ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Ky është sulmi militant më vdekjeprurës ndaj forcave indiane në Kashmir që kur kryengritja kundër sundimit indian filloi në vitin 1989. Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.
India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir.
India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend.