Gjermania është prekur sërish nga sulmet. Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Si pasojë e sulmit janë lënduar 6 persona. Dëshmitarët thanë se zona e kontrollit në Terminal 1 ishte prekur të hënën në mëngjes.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente dhe policia, ndërsa dyshohet të ketë edhe persona të tjerëq të lënduar.
Gazeta Bild shkruan se dikush sulmoi me gaz lotsjellë pasagjerët që po prisnin radhën në zonën e check-in. Si rezultat, pasagjerët e prekur kanë probleme me frymëmarrjen.
“Shkaku është i paqartë, hetimet vazhdojnë,” tha një zëdhënës i policisë.
Incidenti erdhi më pak se 48 orë pasi dyshimet për një shpërthim bombe sollën një evakuim të pjesshëm në Aeroportin e Frankfurtit.
Një njeri i cili besohet se vuan nga sëmundja mendore i tha policisë se po mbante eksplozivë në bagazhin e tij por asnjë gjë e dyshimtë nuk iu gjet.
Një shofer taksie kishte njoftuar zyrtarët për sjelljen e çuditshme të 37-vjeçarit dhe ata e takuan atë kur ai arriti në Terminal 1 të shtunën në mbrëmje.
Gjermania mbetet në alarm pas një sulmi terrorist të lidhur me ISIS që vrau 12 njerëz në dhjetor, por edhe për shkak të sulmeve të tjera të njëpasnjëshme nga organizata terroriste. Dyshohet se edhe sulmi i sotëm të jetë organizuar nga ISIS. (D.D/Shuplaka)