Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, kur një person në mes të Parisit iu sul me thikë duke bërë horror. Sulmi ndodhi pak para orës 23:00 (21:00 GMT).
Mediat e huaja, shkrujanë se sulmuesi, që pretendohet të jetë me kombësi afgane, është arrestuar nga policia.
Në disa raportime është thënë se në mesin e të plagosurve, dy prej tyre janë turistë nga Britania.
Një burim i policisë franceze tha: “Në këtë fazë, nuk ka asgjë që tregon se mund të jetë një sulm terrorist”.
Ka patur disa sulme me thikë në Francë gjatë muajve të fundit, por pak kanë rezultuar në hetime si sulme terroriste.
(M.Q/Faxweb)