15:01 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulm me thikë policit në Bruksel, mediat: Autori thiri ‘Allahu Akbar’

09:39 | 20/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulm me thikë policit në Bruksel, mediat: Autori thiri ‘Allahu Akbar’

Një oficer policie në Bruksel ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi me thikë përpara stacionit qendror policor të qytetit, në orët e para të kësaj të marte.

Sulmi ka ndodhur në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Belgjikë, të presidentit francez Emmanuel Macron, teksa kujtimet e sulmeve të Parisit dhe Brukselit janë ende të gjalla në mendjet e qytetarëve.

Zëdhënësja e policisë, Ilse van de Keere tha për “AFP”-në se, agresori e qëlloi me thikë oficerin jashtë stacionit policor rreth orës 5:30 të mëngjesit.

“Ai mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua në spital për ndihmën e parë mjekësore. Kolegët e tij u hakmorën duke qëlluar me armë zjarri ndaj agresorit, i cili u plagos por jashtë rrezikut për jetën”, tha më tej zëdhënësja e policisë.

Ajo refuzoi të konfirmonte raportet e medieve lokale, se agresori kishte thirrur “Allahu Akbar” gjatë këtij incidenti.

Më vonë gjatë së martës, Macron do të vizitojë periferinë Molenbeek të Brukselit, streha e xhihadistëve të Shtetit Islamik që kryen sulmet në Paris në vitin 2015, duke lënë 130 persona të vdekur.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Trafikonin drogë nga Spanja drejt Italisë, pranga 20 personave. Mes tyre dhe shqiptarë

Para

Kosova dështon në raundin e parë të votimit në INTERPOL, ja si u votua

Para
Kosova dështon në raundin e parë të votimit në INTERPOL, ja si u votua

Kosova dështon në raundin e parë të votimit në INTERPOL, ja si u votua

Discussion about this post

 



Të Fundit

GJKKO dërgoi dosjen “Partizani” për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

“Përplasja” në distancë për titullin, liga Serie A vendos kur luhen ndeshjet e Napolit dhe Interit

Drejtori i Policisë së Shtetit takon zyrtarë britanikë për thellimin e bashkëpunimit

LAJMI I FUNDIT/ Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi

Vatikan/ Papa Leoni XIV zhvillon një takim me zëvëndëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin e shtetit Marco Rubio, në fokus konfkliktet në botë

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Sulm me thikë në aeroportin e Gran Canarias, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Denoncimi i PD për votat e Greqisë: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, por të kryejë një auditim të plotë të këtij procesi, me ekspertë të pavarur

Vota e diasporës! Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe, vijon procesi për 9 qarqe të tjera

Aksion kundër kanabisit, Policia e Shkodrës asgjëson mbi 1,500 bimë narkotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.