Të paktën katër persona janë qëlluar me thikë nga një person i veshur me jelek me eksploziv në periferi të Parisit, në Villejuif. Sipas medias së huaj “Express”, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë ndërhyrë për të kapur burrin që dyshohet të jetë autor i sulmit.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë thirrje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre. “Një burrë sulmoi tre persona me thikë, unë nuk do të dilja nga shtëpia ime”, tha njëri prej tyre në Twitter”. Sipas informacioneve, sulmi ka ndodhur rreth orës 12:50, ndërsa operacioni policor për kapjen e personit të dyshuar po vijon ende.
Disa prej dëshmitarëve thonë se burr ii armatosur është qëlluar për vdekje, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë lajm. Ndërsa lidhur me gjendjen shëndetësore të katër personave që u goditën nuk ka ende asnjë informacion, por dyshohet se një prej tyre ka ndërruar jetë.