3 të vdekur dhe 30 të plagosur është bilaci i një ngjarje tragjike në Gjermani që sipas autoriteteve atje dyshohet të jetë një sulm terrorist.
Një automjet ka hyrë në mes të turmës së njerëzve të cilët ishin ulur pranë statujës së Kiepenkerlit.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia ku ka paralajmëruar njerëzit që të shmangin zonën dhe të largohen nga qyteti historik i vjetër i Munsterit.
Sipas mediave të huaja pas ngjarjes autori është larguar në këmbë në drejtim të paditur.
Deri më tani nuk dihet ende motivi se çfarë e shtyu agresorin të ndërmerrte një veprim të tillë por po punohet për zbardhjen sa më parë të ngjarjes.
(S.M/ Faxweb.al)
Discussion about this post