Sulm terrorist pak para Krishtlindjeve! Një shofer u përplas me një grup njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Sulmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i qeverisë, Matthias Schuppe.
Sulmi filloi në orën 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW e errët. Shoferi është arrestuar. Sulmi ka shkaktuar mbi 20 të plagosur. Policia e Magdenburg ka konfirmuar të paktën 1 të vdekur.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina me sa duket ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë. Njerëzit u larguan në panik.
Tregu i Krishtlindjeve u mbyll në mbrëmje.Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të largoheshin nga qendra e qytetit.Siç raporton “Mitteldeutsche Zeitung”, qyteti i Halle ka shtuar masat e sigurisë për tregun e tij të Krishtlindjeve menjëherë pas sulmit. Spitalet e qytetit, rreth 80 kilometra larg, po përgatiten për të pritur të plagosurit, tha Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë për qytetin e Halle.