17:23 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulm terrorist në Manzë? Muxhahedinët reagojnë për alarmin e dhënë nga ambasada amerikane

10:27 | 22/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulm terrorist në Manzë? Muxhahedinët reagojnë për alarmin e dhënë nga ambasada amerikane

Një ditë pas paralajmërimit të ambasadës amerikane, për një sulm të mundshëm në Manzë, gjatë mbajtjes së konferencës së Iranit, nga MEK, këta të fundit kanë reaguar për Fax News.

Ata shprehen në përgjigjet e tyre, se kërcënimet nuk janë të reja, dhe se konferenca do të mbahet, me mijëra njerëz që do të marrin pjesë edhe online.

Reagimi për Fax News:

Fashizmi fetar që sundon Iranin në 40 vitet e fundit nuk ka reshtur së bëri gjithçka kundër muxhahedinëve, nga masakra e të burgosurve te terrorizmi dhe vrasjet e njëpasnjëshme. Shpërthimi i vitit 2018 në Villepinte nga diplomatët në shërbim është një shembull.

Prandaj, kërcënimet e regjimit fetar nuk janë të reja për ne. Të gjithë janë informuar për kërcënimin e paralajmëruar nga ambasada amerikane. Vitin e kaluar morën pjesë online 50 mijë persona nga 105 vende.

Këtë vit kushdo që dëshiron mund të marrë pjesë online dhe konferenca gjithsesi do të mbahet.

Disa gazetarë thanë se gjithsesi tubimi do të mbahet në Ashraf, ne duam të shohim se çfarë po ndodh dhe do të vijmë.

Gjithsesi, Muxhahedinët janë këtu dhe do të lidhin 50,000 njerëz si vitin e kaluar edhe në internet.

Konferenca do të mbahet ashtu siç ishte planifikuar

Ambasada e SHBA publikoi mbrëmjen e djeshme një njoftim sigurie duke sqaruar është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.

Mësohet se Antiterrori është duke shtuar vigjilencën në lidhje me këto kërcënime.

Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri. Mesazhet për sulm terrorist janë kapur 10 ditë më parë nga shërbimet partnere dhe ja kanë përcjellë Shqipërisë, pra konsiderohet real.

Policia ka shtuar patrullimet përreth kampit dhe pikat kufitare për çdo person që futet në Shqipëri.

Samiti do të mbahet në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Etiketa: MEKsulm terrorist. sulm terrorist me manze
Pas

“Thoni o unë, o ai”, Rama thirrje kryebashkiakëve: Të dini zullumet e çdo drejtori hipoteke apo poste me qytetarët

Para

Akuzohen për “vjedhje” dhe “falsifikim dokumentash”, momenti kur arrestohet drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës (VIDEO)

Para
Akuzohen për “vjedhje” dhe “falsifikim dokumentash”, momenti kur arrestohet drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës (VIDEO)

Akuzohen për “vjedhje” dhe “falsifikim dokumentash”, momenti kur arrestohet drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.