Reperi i njohur Slowthai në ndarjen e çmimeve “NME” iu drejtua komedianes, Katherine Ryan, me komente që u panë nga shumë si ofenduese dhe seksuale. “Nëse do të bëjmë gjëra, më tako më vonë”, “Ajo do që unë të luaj me lulet e saj”, këto e shumë të tjera u thanë nga reperi. Audienca u nevrikos me të dhe një ndër të pranishmit i gjuajti me gotën e pijes, teksa Slowthai po merrte çmimin “The hero of the year”.
Më pas Slowthai i ka kthyer sulmin duke i gjuajtur me gotën e shampanjës dhe ka tentuar të hidhet në turmën e madhe të njerëzve për t’u zënë. Mirëpo stafi i sigurisë e ka ndaluar.
Pas ngjarjes së rëndë reperi i ka kërkuar falje komedianes duke u shprehur se gjithçka kishte nisur si një shaka. Katherine tha se fjalët e tij nuk e kishin bërë të ndihej aspak keq pavarësisht se u panë nga të gjithë si komente seksuale.