Kreu i PD-së Lulzim Basha është politikani i parë shqiptar që përkujton sulmet e 11 shtatorit në SHBA, të cilat tronditën botën. Basha thotë se Shqipëria qëndron krah SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave.
Postimi i Bashës:
Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan.
Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona.