Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë ditëve të fundit. Rama u bëri thirrje prokurorëve të SPAk që të zgjoheshin dhe të merren me hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Ndërkohë Kraja është pyetur sot nga kreu i KLP në lidhje me deklaratat e Ramës.
Ai ka thënë se të gjithë prokurorët janë të ndërgjegjshëm që merren me hetime shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me personazhe të krimit por edhe të administratës. Megjithatë për Krajën ky sulm nuk përbën asnjë problem për SPAK e cila do të vijojë punën e saj.
Kraja : Në lidhje me pyetjen e parë të gjithë prokurorët e Posaçëm janë koshient që merren me hetime të rëndësishme dhe për persona të lidhur me krimin dhe persona të lidhur me pushtet.
Padyshim do ketë presione dhe opinione të ndryshme, por e rëndësishme për ne është që të jemi korrekt me ligjin. Ne kemi bërë mbledhje dhe këtë i kam thënë edhe hetuesve, bëni detyrën dhe jepni rezultat.