21:43 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmet e hakerave, Rama “mburret” në Davos: Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë digjital

22:36 | 17/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmet e hakerave, Rama “mburret” në Davos: Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë digjital

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.

Në një prej sesioneve ku kryeministri mori pjesë u diskutua për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani. Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit dhe se qëllimi i keqbërësve ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve digjitale.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë digjital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm,” theksoi Rama.

Shefi i qeverisë njoftoi të pranishmit se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërbimeve në fushën digjitale.

“Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lriisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni. Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, shtoi Rama.

Gjatë verës së viti që shkoi Shqipëria u bë tabelë shënjestre e sulmeve kibernetike, ndërsa hetimet nxorën se në to ishtë përfshirë regjimi iranian. Pas sulmeve të njëpasnjëshme, Tirana zyrtare mori vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Pas

“Anonymous” nuk ndalet, grupi i hakerëve publikon dokumente sekrete të qeverisë së Serbisë

Para

Bie numri i kartëmonedhave false, në 2022-shin numri total ka qënë 343 copë

Para
Bie numri i kartëmonedhave false, në 2022-shin numri total ka qënë 343 copë

Bie numri i kartëmonedhave false, në 2022-shin numri total ka qënë 343 copë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.