Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka plane të flasë me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Kështu ka deklaruar Kremlini pas sulmeve të SHBA mbi Iran në orët e para të mëngjesit të sotëm. Megjithatë Kremlini deklaron se një telefonatë mund të organizohet shpejt, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Rusia dhe Irani nënshkruan një “marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti” në janar, duke çimentuar aleancën e tyre të ngushtë strategjike, megjithëse marrëveshja nuk i kërkoi të dy vendeve të dilnin në mbrojtje të njëra-tjetrës nëse njëri sulmohej.
Ndërkohë, në një telefonatë të enjten, Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping dënuan me forcë sulmet e Izraelit ndaj Iranit, sipas njoftimeve nga Kremlini dhe Ministria e Jashtme e Kinës.