Sot të ftuar në Faxnews kanë qenë të ftuar Besmir Semanaj dhe Edmond Liçaj, ekspert IT, për të folur në lidhje me sulmet kibernetike dhe të dhënat që po publikohen nga hakerat iranianë.
Liçaj tha në studion e Faxnews dëmi nga këto sulme do të kuptohet shumë më vonë.
Liçaj: Ne e kemi cekur që prej fillimit që kur sulmi u bë publik që do të zgjas në kohë publikimi i të dhënave pasi penetrimi në sistemet qeveritare ka qenë i thellë. Ajo që na linte dyshime ishte se këto informacione dilnin të përpunuara.
Ndërgjegjia që të dhënat tona kanë dalë është prezente tashmë. Fakti që kanë dalë gjendjet e llogarive bankare, iu intereson individeve që u kanë dale, por kjo nuk e bën problemin e vogël. Ne jemi mësuar me një të keqe që na dëmton në vazhdimësi. Dëmi më i madh i rrjedhjes së këtyre të dhënavë do të jetë shumë kohë më vonë. Ne duhet të reagojmë sot.
Ndërkohë në një lidhje “Skype”, Semanaj tha se institucionet shqiptare janë përballur me dy tipologji sulmesh. Fillimisht nga patronazhistët dhe më pas nga hakerat iranianë.
Semanaj: Institucionet shqiptare janë përballur me dy tipologji sulmesh, e para nga patronazhistët, ku të dhënat e tyre u bën publike. Megjithëse u ngrti alarmi nga ekspertë se është cënair sigua kombëtare por u përqeshëm. Këto informacione u përdorën nga keqbërësit iranian. Hakerat kanë zgjedhur të nxjerrin vetëm 1000 llogaritë e para. Ajo që më bën përshtypje është mungesa totale e transparences.
Kanë kaluar kaq muaj dhe nuk kemi një rresht të shkruar se cfarë ndodhi me sulmet e AKSHI-t dhe cilat ishin sistemet e prekura. Përgjegjësit e këtyre institucioneve nuk marrin përgjegjësi morale. Qytetarët do ishin më të qetë nëse do ndryshoheshin disa figura. Ka një cedim total të institucioneve qeveritare në vend. Gjendja në Shqipëri është alarmante dhe për të ardhur keq. Akoma nuk kemi një hetim minimal për partonazhistët. U bën kurban 5 koka turku.