Sot në emisioni “Pushteti” të Juela Meçanit u fol për sulmet kibernetike në vend ndërsa kryeministri Edi Rama tha se nuk janë vjedhur të dhëna të rëndësishme.
Ndërkohë prokuroria urdhëroi mediat që të mos publikonin asnjë të dhënë nga hakerimi i iranianëve.
Të ftuar ishin Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës, Arben Hajdarmataj, ish-drejtor i policisë së shtetit dhe gazetari i Faxneës Elvis Myrta, të cilët kanë diskutuar në lidhje me sulmet kibernetike.
Për Rexhepin ky ishte një agresion i hapur ndërsa Hajdarmataj ishte më kritik duke thënë se situata është e rëndë sa i takon gjendjes se policisë së shtetit.
Ai tha se urdhri i Prokurorisë për mediat është banal dhe urdhri është politik.
Artan Rexhepi: Është agresion i hapur, është një barrë e madhe për shtetin tonë. Flitet për qindra miliona euro që ka marrë AKSHI. Nëse do përdorshin më ndryshe, bota hakerat i mban pranë.
Më lidhje me e-mailet, kam përshtypjen se ka dicka në tavolinë. Pse janë pikërisht të zotit Nano. Pse nuk dalin ministres së Infrastrukturës. Dyshoj se ky armiky që iku ka pas disa probleme. Nuk ia falën krenarisë atij. Unë nuk iki me dorëheqje.
Arben Hajdarmataj-Pretendohet që të merret kaq lehtë. Situata është shumë e rëndë sa i takon gjendjes së policisë së shtetit. Urdhri i prokurorisë është banal. Neni nuk flet për gazetarët. Kush prokurorë e ka nxjerrë urdhrin. Do i dalë që është politike. Kjo mua më jep të drejtën se politika mundohet ta minimizojë. Me sa përvojë kam në polici, realisht janë të dhënë jo sensitive, por kanë të bëjnë me jetë personazhesh, me grupet kriminale. Policisë i është shkërmoqur zinxhiri i besueshmërisë. Krimi i organizuar shqiptar është fuqizuar pa masë.