Sot në një lidhje “Skype” në Faxnews ka qenë i ftuar avokati Spartak Ngjela, i cili ka folur për sulmet kibernetike dhe të dhënat e hakerimit që po publikohen dita ditës.
Ngjela ka thënë se të dhënat e publikuara nuk përbëjnë ndonjë sekret shtetëror dhe shtoi se Rama ka prova të forta që sulmi është bërë nga Irani.
Spartak Ngjela: Fakti që Irani merret me këto gjera i nxjerr në gënjeshtër ata që kanë akuzuar si vend të radikalizmit islamik, e kemi në favor. Asnjë gjë nuk na bëjnë. Partneri yne i madh ka thënë se vjen nga Irani, ata dinë gjithcka, cdo gjë që lëviz në glob ato e dinë dhe Rama mori masa ekstreme. Po të mos kishte Rama prova të sakta të ardhuira nga shtet serioz, nuk e bënte. Ai ka prova të forta.
Si ndikojnë të dhënat në shoqëri?
Nuk janë sekrete, në sekrete shteterore nuk kanë hyrë. Sekrete janë komunikimet e kryeministrit me Amerikën, me forca të mëdha të perëndimit, Gjermaninë, Anglinë, deri tani nuk kanë ndërhyrë. Nuk janë gjëra sekrete të mëdha shtetërore.