Kryeministri Edi Rama foli sot per takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe deputete te Bundestagut gjerman.
Kryeministri duket se ka ardhur i mbushur me pozitivitet per pergjigjen qe Gjermania do te jape ne lidhje me Shqiperine fund te qershorit ne Parlamentin Evropian.
Rama ka folur gjithshtu edhe për sulmet ndaj deputetit gjerman Krichbaum.
E pyetur nga gazetarja e ‘Fax News’ Ambrozia Meta në lidhje me këtë çështje, Rama tha se në Gjermani kishte shpjeguar se kjo është një “histori kazani”.
“Unë kam sqaruar qysh në fillim se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në Gjermanisht është histori e kazanit të thashethemit, i kam thënë të gjitha, edhe në turqisht se e përkthejnë… ”, tha ai ndër të tjera. (B.H/Faxweb)