12:11 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmet ndaj SPAK dhe GJKKO, Diaspora për Shqiprërinë e Lirë: Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion ndaj drejtësisë

13:51 | 18/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmet ndaj SPAK dhe GJKKO, Diaspora për Shqiprërinë e Lirë: Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion ndaj drejtësisë

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë një thirrje publike për mbrojtjen e pavarësisë së drejtësisë dhe ndalimin e sulmeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, veçanërisht në një kohë kur SPAK dhe Gjykata e Posaçme po intensifikojnë luftën kundër korrupsionit.

Në deklaratën e tyre, DPSHL thekson se drejtësia shqiptare po sfidohet gjithnjë e më shumë nga deklarata publike të personave të hetuar, të pandehurve dhe avokatëve të tyre, të cilët sipas tyre po tentojnë të ndikojnë në proceset ligjore dhe të deformojnë perceptimin publik.

Lëvizja kërkon që SPAK të paraqesë një kërkesë ligjore për ndalimin e publikimit të deklaratave të të pandehurve dhe avokatëve të tyre në media, nëse ato ndikojnë në pavarësinë e drejtësisë dhe minojnë procesin e rregullt ligjor.

Po ashtu, DPSHL i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të marrë një vendim të ndërmjetëm për të ndaluar publikimin e deklaratave nga persona nën hetim penal, si dhe të kufizojë përhapjen e këtyre deklaratave nga mediat.

 

 

Sipas lëvizjes, sulmet publike ndaj drejtësisë jo vetëm që cenojnë integritetin e gjyqësorit, por edhe rrezikojnë të ardhmen demokratike të Shqipërisë dhe procesin e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

Deklarata e plotë:

KËRKESË PUBLIKE

“Për Garantimin e Pavarësisë dhe Autoritetit të Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”

📢 DPSHL bën thirrje publike për ndalimin e sulmeve ndaj drejtësisë dhe vendosjen e standardeve Europiane në raportin mes drejtësisë dhe medias.

🔹 Shqipëria ndodhet në një moment kyç për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi, një ndër shtyllat e integrimit europian, po sfidohet gjithnjë e më shumë nga deklarata publike të individëve të hetuar, të pandehurve dhe avokatëve të tyre, të cilët synojnë të ndikojnë në proceset ligjore duke deformuar perceptimin publik dhe duke ushtruar presion mbi magjistratët.

🔹 Kur SPAK dhe Gjykata e Posaçme intensifikojnë luftën kundër korrupsionit, sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Sulmet publike cënojnë jo vetëm integritetin e gjyqësorit, por edhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

❌ Të pandehurit nuk mund të bëjnë presion mbi drejtësinë nëpërmjet mediave!
🛑 Mediat nuk duhet të përdoren si armë për të minuar pavarësinë e drejtësisë!
⚖️ Shteti i së drejtës nuk mund të tolerojë shantazhin publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve!

💥 Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon me urgjencë:

Duke pasur parasysh të drejtën bazike të lirisë së fjalës por dhe garantimin e pavarësisë së sistemit të dretësisë. SPAK të paraqesë sa më parë në Gjykatën e Posaçme një kërkesë ligjore për ndalimin e publikimit të deklaratave nga persona të pandehur dhe avokatët e tyre në media publike, për aq kohë sa deklaratat ndikojnë në pavarësinë e drejtësisë dhe minojnë proçesin e rregullt ligjor.

Gjykata e Posaçme të ndalojë me vendim të ndërmjetëm publikimin e deklaratave të personave nën hetim penal apo të pandehurve, si dhe të ndalohet publikimi nga mediat i deklaratave të tilla.

Në mbrojtje të integritetit të pushtetit gjyqësor, lëvizja do të vazhdojë të monitorojnë nga afër zhvillimet dhe do të denoncojnë çdo përpjekje për të minuar institucionet e drejtësisë dhe për të penguar Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së!

Ne nuk do të heshtim! Drejtësia nuk do të gjunjëzohet!

Pas

“Fotoja e munguar” në Mynih, Berisha: Rama lëvizi miliona dhe aviona për të dalë krah JD Vance

Para

Përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, palët dakordësohen për të diskutuar Ukrainën, Rubio dhe Lavrov vendosin të…

Para
Përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, palët dakordësohen për të diskutuar Ukrainën, Rubio dhe Lavrov vendosin të…

Përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, palët dakordësohen për të diskutuar Ukrainën, Rubio dhe Lavrov vendosin të…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.