Kryeministri Albin Kurti mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp për ngjarjet e fundit në veri të vendit në Liposaviq dhe në manastirin e Zveçanit.
Mbrëmjen e djeshme grupe të armatosura vranë 1 polic kosovar dhe plagosën 1 tjetër.
Kurti paraqiti disa foto në konferencë, ku duken persona të armatosur ushtarakë me autoblinda që për momentin janë strehuar në manastirin e Zveçanit.
Për Kurtin këto grupe janë të frymëzuara dhe të financuara nga Beogradi për të krijuar trazira në Kosovë.
Albin Kurti: “Ditë e rëndë për vendin tonë se policisë do t’i mungojë një pjestar i përkushtuar ashtu siç do t’ju mungojë familjes. Sulmet e organizuara me armë po vazhdojnë akoma. E dënojmë këtë sulm kriminal. Krimi me mbështetje nga Beogradi, në këtë betejë ne zbatojmë ligjshmërinë në Kosovë.
Të bashkërenduar për tiu përgjijuajr krimit dhe kriminelëve.
Jemi në anën e drejtë. Ju bë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë maturinë.
Sulmet vazhdojnë, janë rreth 30 persona profesionistë të armatosur ushtarakë janë nën rrehtimin e forcave tona. Së paku 30 ata janë.
Nuk bëhet fjalë për civilë por bëhet fjalë për profesionistë ushtarakë.”