Të rinjtë socialistë të FRESSH dhe organizatorët e Internacionales Socialiste të të Rinjve kanë sulmuar të rinjtë e LRI-së me anë të një deklarate për mediat.
Siç duket, të rinjtë e FRESH janë të shqetësuar lidhur me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë, lidhur me festivalin dhe aktivitetet e tjera.
“Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”, thuhet në njoftimin e FRESSH.
NJOFTIMI I PLOTË
Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota.
Këtë fakt e konfirmojnë me prezencën e tyre këtu presidenti i Internacionales Socialiste të të Rinjve (IUSY), z.Hoëard Lee si dhe Sekretari i Pergjithshëm z.Alessandro Pirisi.
Gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë e LRI-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mbarëvajtjen e këtij festivali me rëndësi për Shqipërinë dhe të rinjtë shqiptarë. Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post