Është identifikuar së fundmi një prej kamikazëve të 13 nëntorit 2015 në Paris. Bëhet fjalë për një shtetas irakian 20 vjeç, i identifikuar si Ammar Ramadan Mansour Mohamad al Sabaaëi, me pasaportë false siriane.
Mësohet së fundmi se ISIS kompromentoi atëherë familjen e tij me një tufë delesh dhe 5 mijë dollarë.
Ammar Ramadan Mansour Mohamad al Sabaaëi nga Mosuli ishte një prej kamikazëve që shkaktuan dhjetëra viktima në stadiumin francez, Saint Denis.
Lajmi për vdekjen u bë me dije për familjarët e tij nga vetë Shteti Islamik, por pa i treguar të vërtetën, duke u thënë se 20-vjeçari ishte vrarë gjatë një misioni në Bagdad.
20-vjeçari, më i vogli prej katër vëllezërve dhe motrave, kishte prfunduar studimet e larta. Vëllai më i madh, ishte ish-ushtar nën regjimin e Sadam Huseinit deri në pushtimin amerikan në vitin 2003, kur do të bëhej një zdrukthëtar, ndërsa e dyti ishtë një shofer taksie në Mosul. Dy vëllezërit e tjerë i janë bashkuar radhëve xhihadiste. (XH.A/SHUPLAKA)
(Kamikazi i identifikuar, foto nga “Le Parisien”)