Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në një diskutim të gjerë për kufijtë e Kosovës, ka komentuar edhe sulmin e Presidentit Hashim Thaçi ndaj Sali Berishës. Rama ka surprizuar kur i ka dalë në mbrojtje Berishës, duke theksuar edhe marrëdhënien e “dashurisë” me të. Rama shprehet se Berisha është një zë dhe një lider historik, ndaj edhe nuk është dakord me sulme për të shkuarën.
“Ju e dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me Berishën. Nuk është rruga t’i kujtosh , ja po çfarë ke bërë në të shkuarën.
Ai është lideri de facto i PD, dhe është një zë. Si bëhet që të gjithë të kontribojmë. Dhe mos ta bëjmë siç ja bëjmë vetes shpeshherë, merremi me njëri tjetrin në vend që të merremi me të ardhmen e të shqiptarëve. Të jemi me dinjitet, apo si një tufë njerëzit që çthonë sot se thonë nesër që shfrytëzojnë momentin për t’i rënë me gur njëri tjetrin”, tha Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi para pak kohësh duke iu adresuar Berishës tha se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione. Thaçi shkon edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të UÇK’së.
(J.D/Faxweb.al)