11:19 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmi me dron ndaj rafinerive, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

07:21 | 16/09/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prag lufte? Sulmohen me dronë dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite

Aramco, kompania shtetëtore e Arabisë Saudite, është prodhuesi më i madh i naftës në botë që gjeneron 10% të saj në shkallë globale. Por sulmi me bomba përmes dronëve në dy prej rafinerive të naftës në Arabinë Saudite, ka përgjysmuar furnizmin me naftë. Fusha naftëmbajtëse Kuralis, e goditur nga sulmet me bomba, prodhon 1% të naftës botërore. Pyetja që shtrohet nga analistët dhe ekspertët është nëse ky sulm, që ka ulur përpunimin e naftës në dy rafineri kryesore të Arabisë Saudite, do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës në tregjet globale.

Të premten, një fuçi nafte e papërpunuar kushtoi 60 Dollarë. Analistët besojnë se pas kësaj ngjarje, një fuçi mund të arrijë deri në 80 Dollarë. Pothuajse 3/4 e naftës së kompanisë Aramco shkojnë në Azi. Të hënën fillon tregtimi i naftës në Azi dhe atëherë do të mund të shohim sinjalet e para se si ka ndikuar sulmi me bomba në tregjet botërore.

Eksperti Nick Butler shpjegon se ekziston mundësia që ndikimi në çmimin e naftës të jetë i drejtpërdrejtë nga sulmi me bomba në rafineri. Por ai thotë se nëse kjo ndodh, nuk do të vazhdojë për shumë kohë dhe ulja e çmimeve do të reflektohet brenda pak kohësh. Shqetësimi ka të bëjë me faktin nëse këto sulme do të shkaktojnë tensione më të mëdha në rajon, çka do të thotë se rritja e çmimeve do të jetë për një periudhë më të gjatë. Megjithatë, është herët për të thënë nëse konsumatorët do të hasin në shtrenjtimin e naftës në shkallë botërore.

Autoritetet saudite thanë se disa dronë bombarduan puset e naftës në fushën naftëmbajtëse Kuralis dhe impiantin më të madh të përpunimit të naftës në Abkaik, në lindje të vendit, duke lënë dhjetëra të plagosur. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeon akuzoi Teheranin për sulmin. Por Irani mohoi përfshirjen në sulm, duke i quajtur akuzat “të verbëra e të pakuptimta”. Më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, të përfshirë në konflikt me ushtrinë saudite në Jemen, mori përsipër sulmin.

Pas

E dinte vajzën të vdekur, përqafohen për herë të parë pas 35 vitesh!

Para

Grabitet tualeti i florinjtë, kushton një pasuri

Para
Grabitet tualeti i florinjtë, kushton një pasuri

Grabitet tualeti i florinjtë, kushton një pasuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen! Sot është mundësia të tregojmë se jemi të bashkuar

Tirana “kryeqyteti” i Europës/ Von der Leyen për luftën në Ukrainë: Putin s’do paqe, po punojmë për paketë të re sanksionesh

Osmani në Tiranë, përsërit thirrjet për BE-në për heqjen e masave ndaj Kosovës: Ka ardhur koha për veprime konkrete

Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ngrohtësi nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

Media britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer me emigrantët

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë, sanksionet mund ta ndalin Rusinë

Samiti në Tiranë/ Rama: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte: Topi është në fushën e Putinit, trysnia është mbi të! Gabimi i presidentit rus…

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënieve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.