18:25 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

14:13 | 20/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës. Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë.

Pas

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Para

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Para
Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

 



Të Fundit

Itali/ As ndryshimi i mbiemrit në Shqipëri nuk e shpëton nga burgu, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vite burgim për drogë

Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

Ministri i Jashtëm turk takim me delegacionin e Hamasit: Qëllimi i Izraelit është aneksimi i Bregut Perëndimor

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.