23:59 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime

10:22 | 07/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krimenë e okupuar, si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë, raportuan kanalet ruse në Telegram. Banorët thanë se i dëgjuan disa shpërthime të fuqishme rreth orës 4:30 të mëngjesit në Feodosia, pas të cilave shpërtheu një zjarr.

Zyra e vendosur nga Rusia në Krime konfirmoi se një depo nafte është përfshirë nga zjarri, pa përmendur sulmin me dronë. Oleg Kryuchkov, këshilltar i kryetari të vendosur nga Rusia në Krime, shkroi në Telegram se nuk ka viktima.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në Telegram se kundërajrorët rusë i rrëzuan 21 dronë mëngjesin e së hënës , prej të cilëve 12 mbi Krime, 6 mbi rajonin Kursk dhe të tjerët mbi rajonet Belgorod, Briansk dhe Voronezh.

Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Etiketa: krimeRusia
Pas

Viti i ri akademik/ Mesazhi i kryeministrit Rama: Suksese pedagogëve, studentëve që ulen për herë të parë në auditorët dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim

Para

Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin

Para
Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin

Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.