09:53 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Sulmi” me makinë të blindur ndaj policisë, Çako takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit

10:55 | 21/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako ndodhet në një takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit.  Ky takim vjen pas incidentit në këtë qytet,  ku u godit mjeti i zv. drejtorit të policisë së këtij qyteti. 

Mjeti i Gjergj Oshafit u godit nga një mjet luksoz i cili mësohet se ishte në pronësi të shtetasit Petrit Çela. Nuk dihen ende detaje nga takimi i kreut të Policisë, ndërsa priten detaje të reja.

Mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Dyli Haxhire”, policia zhvilloi një kontroll për makinat luksoze, ku konstatuan një “Range Rover” me targa AA 040 OJ dhe me vlerë 100.000 euro dhe i kërkuan drejtuesit që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit. Në momentin që ky mjet po shoqërohej, një mjet tip “Audi” goditi në befasi makinën e policisë me targa MB 002 AA. Më pas autorët janë futur në ambientet e tregut agro-ushqimor.

Fill pas kësaj ngjarje, policia arrestoi shtetasit Ledio Zabeli, 26 vjeç dhe Kelmend Xhaferri, 35 vjeç, ku ky i fundit drejtonte mjetin që u ndalua fillimisht për kontroll, ndërsa Zabeli ishte pasagjer. Më pas policia prangosi edhe rojën e tregut agro-ushqimor Valmir Dedja, i cili pengoi oficerët e policisë për të ushtruar kontroll.

Për “Audin” e blinduar u raportua se ishte në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, ndërsa në momentin e ngjarjes drejtohej nga djali i tij.   (J.V/Shuplaka)

Etiketa: elbasanhaki cakoPetrit Çelapoliciatakim
Pas

Kthehej nga leja, të burgosurit për ”vrasje me paramendim” i gjendet drogë

Para

24 doza kokaine brenda çorapes, arrestohet i riu shqiptar në Angli

Para
24 doza kokaine brenda çorapes, arrestohet i riu shqiptar në Angli

24 doza kokaine brenda çorapes, arrestohet i riu shqiptar në Angli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Samiti në Tiranë/ Rama pret Sanchez: Diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen ndaj rrugës tonë evropiane

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.