Ka shkuar në dy numri i viktimave nga sulmi me thikë në Finlandë në qytetin Turku. Sulmi ka ndodhur rreth orës 15:00. Përveç dy të vdekurve raportohet edhe për 8 të plagosur.
Ngjarja ndodhi një ditë pas sulmit në Barcelonë.
Një person ka goditur me thikë disa persona në jugperëndim të qytetit Turku të Finlandës. Gjatë përpleshjes me bardhë e blutë, personi i dyshuar është plagosur në këmbë dhe policia ka arritur ta arrestojë.
Incidenti raportohet se ka ndodhur në sheshin Puutori-Market, 160 kilometra në perëndim të Helsinkit.
Policia finlandeze ka lajmëruar qytetarët që të qëndrojnë sa më larg kësaj pjesë të qytetit ku ndodhi ngjarja. (B.H/Shuplaka)