Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë i ftuar Tori Agolli, ish-truproja e ish-kryeministrit Fatos Nano, për të folur në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha.
Ai tha se kjo është një ngjarje shumë e shëmtuar dhe tregoi se ku gabuan truprojat e kreut të PD Saliu Berisha, që të shmangej edhe incidenti.
Më tej ai shtoi se në Gardën e Republikës ka shumë pak profesionistë pasi një pjesë pranohen me miqësi.
Tori Agolli: Ngjarje shumë e shëmtuar. Të dy djemtë i njoh personalisht, janë shumë të përgatitur por dje qëndrimi i tyre ishte i gabaur, ose do rrinin njeri para dhe mbrapa ose në anësore para Berishës, se do ta shmangnin. Duhet të jesh me mendje të mprehtë,, kush vjen dhe kush afrohet. Ka qenë komplet e gabuar, nëse kanë qenë edhe më shumë. Është skandal ajo që ndodhi.
Me rregulloren e Gardës së Republikës cdo personalitet kryeminister, minister duhet të ketë 4 truproja, por Berishës i ka mbaruar afati, do të isha i mendimit, duhet që këto personalitete të kenë bodigardë përjetë.
Truprojat duhet të kenë mbaruar shkollën e policisë, dhe të kenë trajtim të vecante. Në kohën e Nanos kemi bërë nje kurs raskapitës në Izrael. Ata duhet të trajnohen jashtë vendit.
Në Gardën e Republikës ka shumë pak profesionist, janë marrë me miqësi. Truprojat rrinë një metër para, mbrapa, majtas dhe djathtas. Ne firmosim për jetën e këtyre personaliteteve.