Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për sulmin e sotëm ndaj gazetarit Elvi Fundo, i cili përfundoi në spital.
Berisha e cilëson sulmin ndaj gazetarit si një akt banditesk dhe akuzon kryeministrin aktual Edi Rama si përgjegjës për këtë ngjarje. Për këtë arsye, deputeti i kërkon prokurorisë të nisë hetimet ndaj Ramës.
“Duke i uruar sherim te shpejte gazetarit Fundo dhe denuar me ashpersine me te madhe kete dhune kriminale te Edi Rames, i bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjen e banditeve me qeveritaret dhe personalisht Edi Ramen, per te vendosur para ligjit autoret e ketij aktij te shemtuar!”, shkruan Berisha.
REAGIMI I BERISHËS
Rama shperthen me dhune fizike ndaj portaleve qe nuk i kontrollon! Goditet gazetari Elvi Fundo!
Te dashur miq, ne nje akt banditesk sulmohet dhe goditet sot nga bandite te qeverise gazetari dhe drejtuesi i portali Cityneës.al kritik ndaj Rames dhe Peleshit, Elvi Fundo.
Ky akt kriminal vjen pas nje seri sulmesh te egra verbale te Edi Rames ne veçanti ndaj portaleve qe ai nuk i kotrollon. Urrejtja e tij e papermbajtur ndaj tyre shpertheu me dhunen fizike ne mes te rruges ndaj gazetarit Fundo por edhe ne fjalen qe ai mbajti sot me rastin e 8 marsit para grave te mazhornces se qelbesirave, ku sulmoi eger ata qe deformojne, fallsifikojne te verteten duke nenkuptuar me kete portalet.
Duke i uruar sherim te shpejte gazetarit Fundo dhe denuar me ashpersine me te madhe kete dhune kriminale te Edi Rames, i bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjen e banditeve me qeveritaret dhe personalisht Edi Ramen, per te vendosur para ligjit autoret e ketij aktij te shemtuar! (D.D/Shuplaka)