13:23 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi ndaj Hezbollah/ Në pajisjet elektronike dyshohet se u instalua program spiun, me komandë vetëshkatërrimi

09:03 | 19/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi ndaj Hezbollah/ Në pajisjet elektronike dyshohet se u instalua program spiun, me komandë vetëshkatërrimi

Teksa shpërthimi i telekomanduar i 17 dhe 18 Shtatorit në mijëra pajisje elektronike komunikimi të anëtarëve të Hezbollah në Liban dhe Siri ka lënë deri tani të paktën 31 të vdekur, mbi 4300 të plagosur dhe 500 të verbuar, mënyra se si agjencia e inteligjencës izraelite Mossad, e dyshuar se qëndron pas shpërthimeve me një mesazh apo buton (edhe pse ende nuk ka dhënë reagim zyrtar), është një nga enigmat më të mëdha.

Një zgjidhje spiunazhi gati perfekte në dinamikën e saj, që kulmoi me çmontimin fizik të një rrjeti të gjerë të armikut më të përbetuar dhe të rrezikshëm të Izraelit. Dukshëm, sipas ekspertëve, ky sulm i organizuar ka kërkuar shumë kohë për realizim dhe ka qenë “asi nën mëngë” i Tel Avivit.

Zbatimi i planit është bërë vetëm tani, me ekzekutim urdhri, pikërisht në momentin që Izraeli përgatitet të hapë frontin e ri të luftës në Liban, pas betejës në Gaza me Hamasin. Por instalimi i baterive-bombë apo eksplozivit, është bërë prej shumë kohësh, si masë paraprake.

Nuk ka ende të dhëna se kur është bërë furnizimi më i fundit i Hezbollah me pajisjet teknologjike biper minicelularë (pagers) dhe pajisjet komunikuese të quajtura (walkie talkie). Kjo do të hidhte shumë dritë edhe për infiltrimin dhe planet e spiunazhit izraelit.

Dy janë pikëpyetjet e ekspertëve: Kur u vendosën pajisjet shpërthyese dhe ku?

Nëse do të ishte një minikarikues apo bateri shtesë brenda pajisjes, do të ishte diktuar nga përdoruesit që ishin me mijëra dhe do sinjalizonin qendrën e Hezbollah. Dërgesa nuk mund të jetë blerë pa siguri dhe pa kontroll. Dyshimi më i fortë mbetet paketa elektronike e pajisjes. Pra një tip softueri apo programi spiun i komandueshëm në distancë, me urdhër vetëshkatërrimi tek bateria.

Ky është opsioni më i besueshëm deri tani nga hetimet, edhe pse jo zyrtar apo i bazuar në ekspertizë kibernetike. Ndryshe, Hezbollah do e diktonte. Kompania që e ka prodhuar dyshohet se ka pasur personat e infiltruar brenda fabrikës së prodhimit, ose ka pasur dijeni për veprimin që po kryente.

Nëse ka porositur paketën elektronike të biperave dhe minicelularëve diku tjetër, atëherë hetuesit duhet të shkojnë në origjinë te furnizuesi. Fakti që deri tani kompania hungareze në Budapest, “Bac Consulting” nuk ka reaguar, lë shumë për të dyshuar.

Një program spiun brenda pajisjeve, Hezbollah do e kishte të vështirë që ta gjurmonte, kurse një minibateri-eksploziv shtesë brenda pajisjes do ishte më e diktueshme. Dërgimi i mesazhit “bip” në pajisje për 10 sekonda (referuar dëshmive), duket se ka aktivizuar programin e vetëshkatërrimit të baterisë: Nxehja e saj tej mase dhe si përfundim eksplodimi.

Nëse do ishte eksploziv, ekspertët mendojnë se do shpërthente që në sinjalin e parë që do binte zilja apo frekuenca zanore, por kjo është vetëm një hipotezë, pa pasur një rezultat ekspertimi.

Përdoruesit kanë kujtuar se po merrnin një mesazh, por ai ka qenë kodi sekret i programit spiun që ka aktivizuar shpërthimin. Dhe duket se më me fat kanë qenë ata që nuk e kishin me vete pajisjen në atë çast, nuk e kanë dëgjuar, ose nuk e kanë mbajtur afër organeve jetësore, si kokës apo zemrës.

A është e mundshme që me një program spiun të telekomandosh shpërthimin e një pajisjeje elektronike? Në kohët inovative të kibernetikës dhe teknologjisë, tashmë duket më shumë se e mundur dhe për më tepër e pagjurmueshme, ose e padiktueshme, kur pajisjet janë kaq të vogla dhe të komplikuara.

Etiketa: Hezbollah
Pas

“Tërhiqemi!”/ Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

Para

Shqiptari sherr me sende të forta me kolegun e tij në punë, përfundon në spital i dëmtuar

Para
Shqiptari sherr me sende të forta me kolegun e tij në punë, përfundon në spital i dëmtuar

Shqiptari sherr me sende të forta me kolegun e tij në punë, përfundon në spital i dëmtuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

(VIDEO)Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.