Pas sulmit të ndodhur ditën e sotme ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja në vazhdën e reagimeve kundër gjestit të shëmtuar ndaj një zëri kritik, ka reaguar edhe gazetari dhe analisti Neritan Sejamini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejamini shprehet se pasiguri dhe dhunë të tillë ndaj gazetarëve nuk ka patur që nga viti famëkeq, 1997.
“Pasiguri dhe dhunë të tillë ndaj gazetarëve nuk ka patur që nga 1997. Sulme të tilla nga qeveria ndaj zërave kritikë nuk ka patur që nga 1997”, shkruan Sejamini në reagimin e tij.
Discussion about this post