Kryetari i Kuvendit dhe presidenti i ardhshëm Ilir Meta, gjatë takimit elektoral në Fushë- Krujë sapo ka nisur fjalën e tij ka reaguar ndaj sulmit të 18-vjeçarit në Fier, Orgest Grembi.
Meta tha se fizikisht është në Fushë-Krujë por me mendje në Zharrëz të Fierit, ndërsa shtoi se pas takimit elektoral do nisej menjëherë të takonte të dhunuarin.
“Dua tu them se fizikisht jam këtu në Fushë-Krujë por me mendje jam në Zharrëz tek një 18 vjeçar që voton për herë të parë, të cilin një bandit që mban në albetrol, së bashku me dy rilindas, e kanë goditur me lopatë dhe me levë pse voton LSI.
Kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, i cili pasi mori peng partinë , pasi dështoi me pucin për të bërë Reformë në Drejtësi, për ta bërë më keq se cbëri me policinë. Pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, duke u përpjekur të bëjë një puç tjetër, na korruptoi e c’nderoi Lulushin për ta përdorur atë jo për zgjedhjet por kundër zgjedhjeve, ndaj do ju kërkoj falje sepse pas këtij mitingu do shkoj në Zharrëz të takoj Orgest Grembin, të plagosur nga falandat e Edi Ramës, dhe përgjegjësinë e ka vetëm ai dhe askush tjetër, sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjësi, për frymëzimin e dhunës, direktivat që i con cdo ditë drejtuesve të Rilindjes në Ballsh, të përdorin dhunën, ndaj atyre që votojnë LSI apo këdo tjetër”, tha Meta.
Rasti i të riut nga Fieri, është incidenti i parë i shënuar në këtë fushatë, ku është përdorur dhuna, faktuar edhe me foto. Ndërsa më parë, gjatë takimeve elektorale ka patur protesta si ajo e tipit të tre protestuesve në takimin elektoral të Ramës në Shkodër, të cilët nuk lënduan njeri. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post