Prishtina ditën e djeshme u trondit nga një përplasje me armë, ku mbeti i plagosur menaxheri i VIP-ave, i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes ai është shprehur se nuk ka dijeni se prej kujt i ka ardhur ky sulm apo motivet se pse i ka ndodhur kjo gjë.
“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”,-u shpreh Elshani për mediat në Kosovë.
Ndërkohë në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë ndaluar deri tani 3 persona si të dyshuar, janë sekuenstruar 3 armë zjarri dhe në vendngjarje ku dhe u gjend lëndë narkotike.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të shkurtra për të cilat dyshohet se janë përdorur në rast, si dhe 35.1 gr substance narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.