Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me sulmin e mëngjesit të sotëm në drejtim të prokurorit Albert Kuliçit, makinës së të cilit iu vendos një sasi tritoli, në shenjë paralajmërimi.
Meta shprehet se askush nuk mund të vërë dorë mbi njerëzit e ligjit, dhe duhet ndëshkuar sa më parë autorët e kësaj ngjarjeje.
“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit”, shkruan Meta.
Lidhur me sulmin ndaj Kuliçit reagoi më herët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ku deklaroi se Kuliçi dhe familja e tij do të merren në mbrojtje.
Kujtojmë se shpërthimi me tritol i makinës së prokurorit, ndodhi mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij, dhe shkaktoi momente paniku dhe te familjarët e Kuliçit.
Të gjitha dyshimet e deritanishme janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës së prokurorit, i cili ka pasur në dorë disa nga dosjet më të bujshme në Vlorë, që lidhen dhe me pronat në bregdet.
(E.K/Faxweb.al)