Kreu i PD Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtar i FRPD ka folur sërish për sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit. Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ramën për dhunën ndaj tij nga 31-vjeçari Gert Shehu por tha se pavarësisht kësaj kauza e tyre nuk vdes kurrë.
Berisha: Nxjerr nje kriminel në rrugë e gjuan, një njeri mund edhe të vritet por kauza nuk vdes kurrë o mjeran. Ne do ta faktojmë se kauza jonë do të trumfoje dhe Shqiperinë s’ta japim kurrë. Votën e lirë nuk ta japim kurrë. Mjerë atë që ka prekur votën tonë.