Ish kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një televizion të cilit i është vënë zjarr duke akuzuar kryeministrin Rama se shfryu urrejtjen e tij me akte vandale te njerezve te tij ndaj TV dhe drejtuesit të tij.
Postimi i plotë
Ne nje akt tjeter primitiv, hakmarres i Norieges ndaj mediave!
Te dashur miq, dje Edi Rama shfryu urrejtjen e tij me akte vandale te njerezve te tij ndaj TV te mirenjohur “Zjarr TV” dhe drejtuesit te tij Ismet Drishti, i njohur per satiren e tij therese dhe te guximshme ndaj Edi Rames. Keshtu, nga banditet e Rames jane dhunuar zyrat e “Zjarr tv”, televizion i njohur ne trajtimin e çeshtjeve te aktualitetit dhe per nje linje editoriale kunder qeverise.
Keta bandite jane te frymezuar nga gjuha e urrejtjes qe Edi Rama perdor ndaj medias se lire, ndaj njerezve qe nuk i kontrollon dhe nuk i blen. Ai me aktin vandal te shkaterrimit te zyrave i kerkon me dhune gazetarit Ismet Drishti te mbylle gojen.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, si atentat shteteror ndaj fjales se lire, shtoje se gjuha e urrejtjes ndaj medias, opozites dhe kujdo qe nuk mendon si Rama prodhon vetem dhune dhe vandalizem.
I bëj thirrje organeve prokurorise te zbardhin sa me shpejt ngjarjen. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post