Presidenti SHBA-së ka reaguar për sulmin e ndodhur në Manchester. Ai, pasi ka shprehur keqardhje dhe është solidarizuar për ngjarjen e rëndë ka patur dhe një mesazh për autorët e sulmit. Presidenti amerikan i ka quajtur ata humbës.
“Ne qëndrojmë absolutisht solidar me njerëzit në Britaninë e madhe, aq shumë të rinj të pafajshëm, që po jetonin dhe shijonin jetët e tyre u vranë nga humbësit e këqinj të jetës. Unë nuk do i quaj monstra sepse mendoj se ata e pëlqejnë këtë fjalë, do mendojnë se është emër i shkëlqyer, unë tani do i thërras ata humbës, sepse kështu janë. Do të kemi më shumë nga këta por janë humbës” , ka deklaruar Presidenti Amerikan.
Shpërthimi në Angli ka shkaktuar deri tani 22 të vdekur dhe 60 të plagosur. (B.H/Shuplaka)