Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me gnjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Barcelonë, ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 13 persona dhe mbetën të plagosur mbi 64 të tjerë.
Berisha dënon ashpër aktin barbar ndërsa solidarizohet me familjarët e viktimave dhe autoritetet spanjolle.
“Nje akt terrorist barbar ne Barcelone nga ISIS!
Te dashur miq, sot terroristet kryen nje akt te shemtuar terrorist duke shtypur me mikrobuz ne Las Ramblas te Barcelones, 13 qytetare dhe plagosur mbi 100 te tjere, disa prej te cileve jane ne gjendje te rende.
Me kete rast denoj me ashpersi kete akt te vertet barbarie dhe u shpreh solidaritetin dhe ngushellimet familjeve te viktimave dhe autoriteteve spanjolle si dhe denoj me ashpersine me te madhe aktin e shemtuar terrorist, autoret, organizatoret dhe sponsoret e tij!”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se një furgon u fut sot mes një turme turistësh në Barcelonë, duke shkaktuar 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Incidenti ka ndodhur sot në “Las Ramblas”, një rrugë e njohur e cila vizitohet nga turistët por që CIA e ka paralajmëruar si target terrorizmi. Pas aksidentit, shoferi i furgonit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Fillimisht u tha për një aksident, por më vonë organizata terroriste ISIS ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e kryer.
Përplasja ka ndodhur para restorantit hebre “Maccabi”, detaj i cili ka ngritur dyshimet për një sulm me prapavijë fetare dhe racore. Sipas policisë spanjolle furgoni i cili u përdor sot për sulmin, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir. Mediat lokale shkruajnë se Oukabir, e mori me qira furgonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada. Mirëpo kjo nuk vërteton se është ai autori. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post