00:13 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi në Berlin, ku gaboi Gjermania me të dyshuarin tunizian

09:08 | 22/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi në Berlin, ku gaboi Gjermania me të dyshuarin tunizian

23-vjeçari tunizian Anis Amris, i cili dyshohet se është autori i sulmit në Berlin ku mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën 48 të tjerë, është një emër i njohur për policinë. Në një artikull të saj, “Daily Mail” zbardh disa prej gabimeve që ka bërë Gjermania lidhur me autorin e dyshuar.

Bëhet fjalë për një varg gabimesh të autoriteteve gjermane të sigurisë. Inteligjencës gjermane do i duhet të përballet me një sërë pyetjesh pasi rezulton se tuniziani Anis Amris është një kriminel që duhet të ishte deportuar kohë më parë nga Gjermania.

Ndërkohë që autoritetet vendase kanë vendosur një shpërblim prej 100.000 euro për atë që do të bashkëpunojë me policinë, mësohet se i riu ishte prej muajsh nën mbikëqyrjen e Inteligjencës gjermane.

Ai ishte nën mbikëqyrje prej muajsh, është arrestuar dhe liruar tri herë dhe është zvaritur deportimi i tij. Pavarësisht refuzimit të kërkesës për azil në Gjermani, ai vijonte të qëndronte në shtetin gjerman. Dyshohet se azilkërkuesi tunizian është mbështetës i Shtetit Islamik dhe mund të jetë trajnuar në përdorimin e armëve.

Ai gjithashtu u përpoq të rekrutonte një bashkëpunëtor të tij në një komplot terrorist, megjithatë vijoi të mbetej i lirë. Zbulohet se Anis Amris ishte nën hetim për planifikimin e një akti të rëndë dhune kundër shtetit.

Ndërkaq, policia gjermane vijon të kërkojë Anis Amris, për të cilin shprehet se mund të jetë i armatosur dhe i prirur për sulm tjetër terrorist. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: gjermaniatunizian
Pas

Çlirohuni nga stresi në 5 minuta me teknikën e lashtë japoneze

Para

Të ndalohen filmat komunistë me ‘’diversantë’’ e ‘’reaksionarë’’, thirrja e shkrimtarëve

Para
Të ndalohen filmat komunistë me ‘’diversantë’’ e ‘’reaksionarë’’, thirrja e shkrimtarëve

Të ndalohen filmat komunistë me ‘’diversantë’’ e ‘’reaksionarë’’, thirrja e shkrimtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.