Policia hollandeze ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të një sulmi me armë që ka ndodhur paraditen e sotme në një stacion tramvaji në Utrecht në Hollandë ku numri i viktimave ka shkuar në tre.
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas turk, të identifikuar si Gokman Tanis, 37-vjeç, ndërkohë që autoritetet tashmë janë vënë në kërkim të tij, ndërsa dyshohet që ngjarja të ketë qenë sulm terrorist.
Identifikimi i tij u bë pasi ishte filmuar nga një kamera sigurie në një tramvaj.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në orë 10:45 të ditës së sotme.
Ndryshe nga Britania, Belgjika, Franca dhe Gjermania, Hollanda nuk ka pasur një sulm të madh terrorist gjatë viteve të fundit. Por policia holandeze tha në shtator se kishin zhdukur plane “shumë të avancuara” për një seri të bashkërenduar sulmesh, arrestimin e shtatë burrave dhe kapjen e armëve dhe materialeve bërthamore.